Nano mban 25 spiunë të UDB-së
Ushtrakët te Divizioni të Kukësit në shërbim të serbëve. Kryeministri refuzon shkarkimin e tyre
Informacionet për implikimin e tyre kanë ardhur jo vetëm nga Shërbimi Informativ Kombëtar, por edhe nga Shërbimi i Jashtëm shqiptar
Duoli i ashpër në KPD, Rivali i nxjerrin sytë njëri-tjetrit
Brokaj nuk firmosi për tenderat e Nanos
Nano: “E filluan shkodranët m’u ushtrisë para se të vijë ministri”. “Po te mos isha unë dhe Boksi, ti do të kidheshe ne burg”
Ps mbetet nën kontrollin e kloneve të vjetra komuniste
Ndryshimet në krye të ministrisë së Mbrojtjes janë të kushtëzuara tërësisht nga lidhjet personale të njerëzve me klanet e vjetra të PKSH dhe të ish-Sigurimit të Shtetit.
Kundërshtarët politikë të transformimit të ushtrisë në një forcë të integruar në strukturat euroatlantike dhe të atashuar në KLP, veprojnë të fshehur pas rekuizitave zyrtare. Të tillë elementë të kundërt janë kundërshtarë të linjës së qartë për aleancë me SHBA-në dhe strukturat perëndimore të sigurisë.
Në zbatim të skenarit për ri-futjen e Nanos në pushtet pas rebelimit komunist të marsit 1997, përfshihen një kategori ushtarakësh të lartë, të cilët për shkak të qëndrimeve anti-KLP të tyre kanë qënë të margjinalizuar në qeverisjen e PD-së.
Mëgjithatë rikthimi i këtyre elementëve në poste kyçe të Ministrisë së Mbrojtjes bëri që pasioni i tyre i vjetër antiatlantik të shpërthejë me vrull të ri. Kështu ndodhi, sipas informacioneve të gazetës “RD”, me emërimin në postin e drejtorit të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes të kolonelit N.[?] Nano, i cili ka qenë i implikuar në marrëdhënie të ngushta me shërbimin sekret jugosllav, me UDB-në.
Sipas një informacioni të SHIK-ut, të përcjellë edhe te KLD, veprimtaria e kolonelit në bashkëpunim me UDB-në daton të paktën që prej viteve ’70 dhe ka vazhduar vazhdimisht deri në vitin 1992, periudhë kur qeveria demokratike e largoi atë nga funksionet në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas ardhjes në pushtet të socialistëve ai u rikthye me të njëjtin mision në postin kyç të personelit. Aktualisht ai mban një numër prej 25 ushtarakësh, të gjithë të implikuar në marrëdhënie me UDB-në. Këta ushtarakë, sipas burimeve të “RD”, janë kryesisht me emra dhe grada të njohura në Kukës, ku edhe shërbejnë. Të dislokuar te Divizioni i Kukësit, ata qartazi janë në shërbim të serbëve dhe interesave të tyre.
Qëllimi i implikimit të tyre është që në rast të një lufte në Kosovë, të dekonspirojnë vendosjen e trupave shqiptare ndaj agresionit serb.
Kohët e fundit, sipas këtij informacioni, Nano ka refuzuar shkarkimin e tyre duke dalë hapur kësisoj në mbrojtje të interesave serbe. Sipas kësaj praktike duket se misioni i këtyre ushtarakëve pritet të aktivizohet me intensifikimin e konfliktit në Kosovë.
NE FAQEN 3
Islami më pranë Nanos
Ndryshime me tre lëvizje të autorëve të tezës
NE FAQEN 3
Polo: Shqipëria ringjallet përmes zgjedhjeve të reja
Lezha injoron qeverinë “Nano”. Pritje e bujshme te PS Kunder, Pollo e Hajdari
“Ndryshimet në qeveri nga Nano, si i mbyturi që tërkon shpëtimin pas fijes së kashtës”
Dje në Lezhë nga drejtuesit e PDSH u zhvilluan takime me strukturat e partisë në këtë rreth, me demokratë e qytetarë të Lezhës se cila është situata politike aktuale dhe vendimet që ka marre KPD për kapërcimin e saj. Fillimisht kreu i departamentit të organizimit në PD, z.Kyçyku se kjo do të jete dhe forma e vetme për të dalë nga kriza dhe se largimi i Nanos nga skena politike i ka ardhur koha, e kjo është një kërkesë që e bëjnë gjithë shqiptarët.
Gjithashtu z. Pollo para te pranishmëve tha se ky ishte dhe qellimi i kësaj vizite ne Lezhe për të treguar se tashmë vendi kërkon një zgjidhje të re nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Siç shihet e vetmja zgjidhje e vendit është vota e lirë dhe me këtë parlament dhe me këte qeveri Nano nuk mund të qeverisë vendin. Kjo tashmë ka dalë qartë tek të gjithë. Nano ka dalë dhe po shkon drejt skadencës së tij politike se i ka ardhur koha që dhe ai si të gjithë komunistët të largohet nga skena politike e t’i hapë rrugën një administrimi të një shteti të së drejtës.
Duke folur për krizën kosovare z. Pollo tha se kjo është një alarm që ka ngritur i gjithë faktori ndërkombëtar, se kriza në Kosovë mund ta futë të gjithë Ballkanin në katastrofë. Kështu tha ai, duhen dënuar me forcë qëndrimet e qeverisë shqiptare, e cila për shkak të lidhjeve të saj me Beogradin, po tregohet e mefshtë dhe jo efikase në këtë drejtim. Ai vlerësoi se me rrëzimin e qeverisë Nano dhe ardhjen e një qeverie teknike në Shqipëri mund të kemi një ndikim dhe një aktivizim të faktorit shqiptar në lidhje me të drejtat e kosovarëve dhe me krijimin e një qeverie të këtyre të drejtave.
NE FAQEN 2
Kushtetuta në mesin e dy agronomëve
Komisioni i buxhetit i rikthen bashkëqeveritarët, Goci i ankohet Gjinshtit
NE FAQEN 3
Arbnori në SHBA
Si u shkatërruan dosjet e bashkëpunëtorëve të fshehtë të Sigurimit të Shtetit dhe roli i komunistit Vangjel Tozaj në zhdukjen e tyre
NE FAQEN 2
Ashti në qendër të vëmendjes së PP
Vizitë në familjen e Ahmatit, në Komunën e Maminasit
NE FAQEN 2
Mejdani: Kreditorët nuk janë popull
Bervisha mbështet kërkesat e kreditorëve te Kongresit VEFA. Kreditorët: “Nuk do të mbjellë premtime”
Bordi ne kërkim të Gjinu[sht]it
Bervisha mbështet kërkesat e kreditorëve te Kongresit VEFA. Kreditorët: “Nuk do të mbjellë premtime”
Bordi ne kërkim të Gjinushtit
Tre javë rresht këshilltarët kanë mbajtur me shpresë kreditorët
NE FAQEN 5
Vrasjet kthehen frikshëm në Shqipëri
- Korçë, vritet një shtetas me armë zjarri
- Dy të vrarë në Koplik
- Vetëvaret një 30 vjeçar në Berat
- Një grua mbytet në Shkumbin
NE FAQEN 4
Puka zhytet në papunësi dhe vobektësi
Rikthimi i ndërmarrjeve mashtrim tipik i qeverisë
Jo vetëm që ndërmarrjet janë mbyllur “në vend e pa vend”, po edhe në Lezhë, për 90 qind e tyre e punëtorëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë prej 4 muajsh sistemime[?]
NE FAQEN 5
Qeveria vret policë e qytetarë
NE FAQEN 4
Qeveria vret policë e qytetarë
Maskat në Levan. Tre të vrarë dhe një i plagosur
Prona vret tre persona
NE FAQEN 4
Prona vret tre persona
Shuhet një familje në kapjen të kavajës
Për ministrat e larguar gati dosjet
NE FAQEN 4
Për ministrat e larguar gati dosjet
Prokuroria ose çekani në duart e Nanos